Botë

Drejtorët e spitaleve zvicerane i kërkojnë ministrit të Shëndetësisë t’i forcojë kufizimet

Drejtorët e spitaleve zvicerane i kërkojnë ministrit të Shëndetësisë t’i forcojë kufizimet
Foto: Reuters
 

Drejtorë të pesë spitaleve më të mëdha në Zvicër i kanë kërkuar ministrit të shëndetësisë të ndërmerr masa të reja kufizuese. Kjo sipas tyre, duhet të bëhet që të zvogëlohet numri i infektimeve me koronavirusi.

Në letrën e tyre drejtuar ministrit Alain Berset, drejtorët e spitaleve universitare të Cyrihut, Bernës, Bazelit, Lozanës dhe Gjenevës, kanë shkruar se pandemia po i detyron ata t’i shtyjnë operacionet për pacientët që kanë sëmundje të tjera. Shtretërit e lire të kujdesit intensiv po pakësohen.