Botë

Në vitin 2020 në botë janë vrarë 42 gazetarë

Descriptive Text

Nga fillimi i vitit, 42 gazetarë dhe punonjës të medias në të gjithë botën kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrave të tyre, bëri të ditur Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve .

“Ulja e numrit të gazetarëve të vrarë gjatë viteve të fundit nuk mund të maskojë rrezikun vdekjeprurës me të cilin përballen gjatë punës së tyre”, tha sekretari i përgjithshëm i IFJ-it, Anthony Bellanger.

Ai vlerësoi se nuk janë vetëm statistikat, por miqtë dhe kolegët ata që ia kanë kushtuar jetën punës së tyre.

Një ndër vendet më të goditura sa i përket numrit të gazetarëve të cilët kanë humbur jetën është Meksika, e ndjekur nga Pakistani, Afganistani, India, Iraku dhe Nigeria.

Numri i gazetarëve të vrarë këtë vit është pothuajse në të njëjtin nivel me 30 vjet më parë kur IFJ-i filloi mbledhjen e të dhënave.

Sipas IFJ-së, 2,658 gazetarë janë vrarë në të gjithë botën në 30 vitet e fundit, ndërsa 235 gazetarë dhe punëtorë të medias janë burgosur.