Botë

57 të vdekur e 7.818 raste të reja me COVID-19 në Serbi

57 të vdekur e 7.818 raste të reja me COVID-19 në Serbi
 

Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë njoftuar se në 24 orët e fundit në këtë vend kanë vdekur 57 pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 7.818 raste të reja pozitive.

Me këtë, numri i të vdekurve në Serbi ka arritur 2062, kurse i të prekurve me COVID-19 në 234.027.