Nga përplasja e autobusit në Rusi, së paku 12 të vdekur

Nga përplasja e autobusit në Rusi, së paku 12 të vdekur

12 June 2017 09:18

Nga përplasja e një autobusi të udhëtarëve në rrugën ndërmjet qyteteve siberiane ruse, Irkutsk dhe Çita, kanë vdekur së paku 12 vetë, kanë thnënë zyrtarët e Rusisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS ka raportuar se janë plagosur 30 udhëtarë të tjerë, në përplasjen që ka ndodhur pak para mesnatës, pasi autobusi ishte rrotulluar.

Autoritetet thanë se në autobus gjendeshin 51 pelegrinë ortodoks rusë, që kishin marrë pjesë në një ceremoni religjioze në një manastir.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme