Botë

BE-ja po mendon për sanksione ndaj Turqisë shkaku i mosmarrëveshjeve për gazin në Mesdhe

Foto: Reuters
 

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë vlerësuar të hënë bazën për sanksionet kundër Turqisë lidhur me një mosmarrëveshje të gazit në Mesdhe, para se krerët e bllokut të vendosin për këtë në Samitin më 10-11 dhjetor, nëse paralajmërimet do të kthehen në realitet, shkruan agjencia Reuters.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se shteti i tij nuk do të përkulet para kërcënimeve e shantazheve, por ka përsëritur thirrjen për negociata për çështjen e gazit natyror.