Botë

Shkencëtarja kineze pretendon se lakuriqët po bartin lloje të tjera të koronavirusit

Shkencëtarja kineze pretendon se lakuriqët po bartin lloje të tjera të koronavirusit
Foto: Reuters
 

Shkencëtarja kineze Shi Zhengli, nga Instituti për Virologji në Wuhan ku kishte shpërthyer koronavirusi, ka paralajmëruar se në rajonet jugore dhe juglindore të Kinës, lakuriqët e natës po bartin lloje të tjera të COVID-19. Sipas saj, këto mund të barten edhe tek njerëzit.

Siç shkruan TheGurdian, Zhengli thotë se ekziston mundësia që virusë të tillë qarkullojnë edhe jashtë kufijve të Kinës.