Botë

Britania me skemë për mbulimin e efekteve anësore të vaksinës

Britania me skemë për mbulimin e efekteve anësore të vaksinës
 

Londër, 3 dhjetor (Reuters) – Britania e Madhe mund t’u paguajë individëve deri në 161 mijë dollarë në rast se vuajnë prej efekteve të ashpra anësore të vaksinës kundër COVID-19, ka bërë të ditur të enjten Qeveria e shtetit ishullor, në prag të fillimit të injektimit të qytetarëve me vaksinën e “Pfizerit” dhe “BioNTechut” në vend, pas aprovimit për përdorim emergjent.

Departamenti i Kujdesit Shëndetësor dhe Social do të shtojë COVID-19 në listën e sëmundjeve të një skeme ekzistuese për mbulimin e efekteve anësore – e njohur si Skema e pagesave për dëmet e vaksinave – dhe megjithëse vaksinën do ta marrin vetëm kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve në këtë fazë fillestare, vendimi është konsideruar “hap preventiv”.