1 perditesime
22:28

Fauci kërkon falje për dyshimet që krijoi në lidhje me aprovimin e vaksinës së Pfizerit nga Britania

Top eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka kërkuar falje për ngritjen e dyshimeve në lidhje me aprovimin e vaksinës së Pfzierit për COVID-19 nga Britania e Madhe.

“Pati vërtetë një keqkuptim, dhe për këtë më vjen keq, kërkoj falje. Nuk kam dashur të aludojë në ndonjë ngathtësi në procesin e rregullatorit në Britani, ndonëse doli ashtu. Nëse e kam bërë këtë, atëherë dua ta rregullojë. Kam besim të madh në atë që Britania e bën si në aspektin shkencor ashtu edhe nga këndvështrimi i rregullatorit”, ka thënë Fauci për BBC.

18:30

Fauci: Britania nuk ka qenë “aq e kujdesshme” sa SHBA-ja në aprovimin e vaksinës për COVID-19

Top eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka thënë se Britania e Madhe nuk ka qenë aq rigoroze sa SHBA-ja në procesin e aprovimit të vaksinës për COVID-19.

Britania e Madhe të mërkurën është bërë shteti i parë në botë që ka aprovuar vaksinën e Pfizerit për trajtimin e koronavirusit të ri.

“Britania nuk e ka bërë me aq kujdes”, ka thënë Fauci për “Fox News”. “Nëse shkoni shpejt dhe e bëni sipërfaqësisht, njerëzit nuk do të duan të vaksinohen”.

Fauci ka thënë se aprovimi i vaksinës nga SHBA-ja do të vijë “shumë shpejt”.

Zyrtarët e Shëndetësisë në Britani ka thënë se procesi i aprovimit të vaksinës ka qenë rigoroz dhe vaksina është e sigurt dhe efikase.