Top eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka thënë se Britania e Madhe nuk ka qenë aq rigoroze sa SHBA-ja në procesin e aprovimit të vaksinës për COVID-19.
Britania e Madhe të mërkurën është bërë shteti i parë në botë që ka aprovuar vaksinën e Pfizerit për trajtimin e koronavirusit të ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Britania nuk e ka bërë me aq kujdes”, ka thënë Fauci për “Fox News”. “Nëse shkoni shpejt dhe e bëni sipërfaqësisht, njerëzit nuk do të duan të vaksinohen”.
Fauci ka thënë se aprovimi i vaksinës nga SHBA-ja do të vijë “shumë shpejt”.
Zyrtarët e Shëndetësisë në Britani ka thënë se procesi i aprovimit të vaksinës ka qenë rigoroz dhe vaksina është e sigurt dhe efikase.