Botë

Franca heton xhamitë e dyshuara për “separatizëm”

Franca heton xhamitë e dyshuara për “separatizëm”
Foto: Reuters
 

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, ka thënë se 76 xhami, nga gjithsej 2.600 vendet myslimane të lutjes në Francë, janë shënjestruar si kërcënime të mundshme për vlerat republikane dhe sigurinë e vendit. Po qe se dyshimet konfirmohen, xhamitë do të mbyllen

Paris, 3 dhjetor (Reuters) – Franca ka filluar të enjten hetimet kundër dhjetëra xhamive të dyshuara për fuqizimin e ideologjisë islamike, në përpjekjen për ta luftuar kërcënimin në ngritje nga ekstremizmi fetar, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin.

Qeveria ka nisur atë që e quajti një aksion i pashembullt kundër “separatizmit”, pas disa sulmeve islamike në Francë gjatë kësaj vjeshte, përfshirë edhe rastin e prerjes së kokës së një mësuesi që ua kishte treguar nxënësve të tij në klasë karikaturat e profetit Muhamed.