Botë

Për të rritur besimin e qytetarëve, tre ish-presidentët amerikanë pranojnë të bëjnë vaksinën anti-Covid publikisht

 

Në një kohë që presidenti amerikan Donald Trump refuzon të pranojë faktin se një dimër i vështirë pret SHBA , referuar situatës së shkaktuar nga Covid-19, tre nga paraardhësit e tij janë treguar vullnetarë për të rritur besimin e qytetarëve në vaksinën anti-COVID.

Obama, Clinton dhe George W.Bush kanë deklaruar se do të realizojnë vaksinën për koronavirus drejtpërdrejt në televizion, një mënyrë kjo, sipas tyre, për t’iu treguar qytetarëve rëndësinë e vaksinimit.