Botë

Gjermania i dorëzon anije raketore Izraelit në kohën e tensioneve me Iranin

Gjermania i dorëzon anije raketore Izraelit në kohën e tensioneve me Iranin
 

Gjermania i ka dorëzuar Izraelit sot anijen e parë nga katër sosh të blera dhe oficeri më i lartë detar izraelit vlerësoi se kjo do të përmirësojë aftësinë e vendit për t'iu kundërvënë rivalëve rajonalë, përfshirë shtetin e Iranit.

Blerja e katër anijeve raketore dhe tre nëndetëseve nga gjiganti industrial gjerman Thyssenkrupp ka qenë prej kohësh në qendër të hetimeve të korrupsionit, të cilët dyshohen nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.