Botë

OBSH-ja thotë se vaksina nuk do ta parandalojë rritjen e infeksionit në gjashtë muajt e ardhshëm

OBSH-ja thotë se vaksina nuk do ta parandalojë rritjen e infeksionit në gjashtë muajt e ardhshëm
 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk beson se do të ketë mjaftueshëm sasi të vaksinave kundër koronavirusit në tre deri gjashtë muajt e radhës për të parandaluar valët e reja të infeksionit.

“Nuk do të kemi mjaftueshëm vaksinim për të parandaluar rritjen e rasteve për tre apo gjashtë muaj”, ka thënë Mike Ryan, top-eksperti i emergjencave te OBSH, njofton Reuters.