Botë

Mjekët e Bullgarisë ndjehen të rraskapitur ndërsa vdekjet nga COVID-19 shënojnë rekord

Mjekët e Bullgarisë ndjehen të rraskapitur ndërsa vdekjet nga COVID-19 shënojnë rekord
Foto: Reuters
 

Me numrin në rritje e të vdekurve nga COVID-19 në Bullgari që po çon në rekord, doktorët dhe infermierët në shërbimin shëndetësor tashmë të dobësuar nga dekada të emigrimit drejt perëndimit, thonë se janë të rraskapitur.

“Shikoni infermieren tonë këtu, ajo ishte pozitive, kishte temperaturë të lartë...tani ajo është kthyer prapë në punë”, ka thënë anesteziologu në njësinë e kujdesit intensiv në spitalit St. Anna në Sofje, Aleksandar Stanoevski.