Botë

Marsh kundër mbylljes në Francë

Marsh kundër mbylljes në Francë
Foto: Reuters
 

Qindra punëtorë të hoteleve, restoranteve dhe bareve kanë marshuar të hënën në qytetin perëndimor francez, Nantes, duke protestuar kundër vazhdimit të mbylljes së gastronomisë, pavarësisht zbutjes së masave në disa fusha të tjera të ekonomisë në vend.

Franca ka lejuar të shtunën rihapjen e dyqaneve të mallrave jo të domosdoshme dhe ka lënë të hapur mundësinë që më 15 dhjetor të rihapen edhe objektet e jetës kulturore nëse vazhdon të bjerë numri i infektimeve me COVID-19.