Botë

Gjermania me rezerva për kriza shëndetësore

Gjermania me rezerva për kriza shëndetësore
Foto: Reuters
 

Qeveria gjermane ka lansuar plane për të krijuar “rezervë kombëtare shëndetësore” për pajisje dhe për të parandaluar përsëritjen e krizës së furnizimit gjatë menaxhimit të pandemisë së koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka thënë se “kabineti i koronës”, sikur njihet këshilli ndërministror që menaxhon pandeminë, e ka aprovuar të hënën planin qeveritar. Ai ka treguar se materialet mbrojtëse, maskat, ventilatorët dhe ilaçet të ruhen në stoqe në 19 depo në mbarë Gjermaninë. Spahni ka theksuar se me këtë plan do të sigurohen qytetarët gjermanë se nuk do të ngelin pa materiale e ilaçe në raste krizash. Synohet që projekti të finalizohet më 2022.