Botë

Mbi 63 milionë persona të prekur me COVID-19 në të gjithë botën

Mbi 63 milionë persona të prekur me COVID-19 në të gjithë botën
 

Numri i të prekurve nga COVID-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 63 milionë, ndërsa numri i personave që po trajtohen i ka tejkaluar 18 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 63.072.855 raste me COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap gati në të gjithë shtetet.