Administrata në largim e presidentit Donald Trump ka hapur rrugën për zbatimin e metodave të reja të ekzekutimit për të burgosurit e dënuar me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka amendamentuar në heshtje protokollet e ekzekutimit, të cilat nuk kërkojnë më që dënimet kapitale të kryhen me anë të injeksioneve vdekjeprurëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo nënkupton se në të ardhmen mund të përdoren edhe skuadrat e pushkatimit dhe gazi helmues. Vendimi për amendamentim, i publikuar në Regjistrin Federal, e lejon Qeverinë amerikane që të ndërmarrë ekzekutime me anë të injeksioneve vdekjeprurëse, apo me përdorimin “e çfarëdo mënyre tjetër të specifikuar në ligjet e shteteve ku kryhen ekzekutimet”.
Shtetet amerikane lejojnë metoda të ndryshme ekzekutimi, përfshirë përdorimin e rrymës, inhalimit të gazit të nitrogjenit dhe të skuadrave të pushkatimit.
Departamenti i Shtetit ka të paraparë jetësimin e pesë dënimeve me vdekje, tri prej të cilave para inaugurimit të presidentit Joe Biden.