Botë

Belgjika nxjerr para drejtësisë zyrtarin iranian të akuzuar për terrorizëm

Një diplomat iranian dhe tre shtetas të tjerë të Iranit janë nxjerrë të premten para drejtësisë belge, të akuzuar për planifikimin e një sulmi me bombë në takimin e grupit opozitar në ekzil në Francë.

Është ky gjykimi i parë në një shtet të Bashkimit Evropian kundër një zyrtari iranian të akuzuar për terrorizëm, transmeton KOHA.

Prokurorët belgë kanë ngarkuar diplomatin me seli në Vjenë, Asadollah Asadi, dhe tre të tjerë për komplotin ndaj Këshillit Kombëtar Iranian të Rezistencës, më 2018 në Paris.

Adresa e mbajtjes së këtij tubimi ishte zbuluar nga Rudi Gjulliani, avokati personal i presidentit amerikan, Donald Trump.

Asadi, i cili ishte arrestuar gjatë pushimeve në Gjermani dhe ekstraduar më pas në Belgjikë, ka refuzuar të paraqitet para gjykatës në Antverp. Ai ishte konsulli i tretë i Ambasadës iraniane në Vjenë.

Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se ai ishte në krye të Inteligjencës iraniane në Evropën jugore dhe po vepronte nën urdhrat e Tehranit.