Botë

Shpërthim në një vullkan në Indonezi, autoritetet paralajmëruan banorët

Foto: Ilustrim
 

Një shpërthim ka ndodhur në Vullkanin Ili Lewotolok në rajonin Lembata të provincës Nusa Tenggara Lindore të Indonezisë.

Qendra e Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) njoftoi se hiri dhe tymi janë ngritur në lartësi 500 metra nga krateri i vullkanit pas shpërthimit që ka ndodhur në orët e mëngjesit. Autoritetet informuan se shpërthimi ka zgjatur për rreth dy minuta dhe paralajmëruan banorët që të mos veprojnë në një zonë prej 2 kilometrash katrorë përreth vullkanit.