Botë

Kroacia mbyll kafenetë e ndalon dasmat pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19

Kroacia do të mbyllë kafenetë, restorantet dhe do ta ndalojë dasmat deri në Krishtindje pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Kroacia të enjten për të dytën ditë radhazi ka shënuar rekord me raste pozitive, me 4,009 raste të reja dhe 51 vdekje.

Masa të reja, përfshirë kufizimin në lëvizje dhe tubimet publike në 25 persona dhe festa private me 10 persona, do të hyjnë në fuqi të dielën dhe do të jenë deri më 21 dhjetor, ka thënë kryeministri Andrej Plenkovic, raporton Reuters.

Transporti publik do të shfrytëzohet vetëm me 40 për qind të hapësirës në të, furrat do të mbyllen në orën 22:0 dhe restorantet do të ofrojnë vetëm ushqime me porosi dhe dërgesa.

Shteti fqinj i Kroacisë, Serbia, të enjten raportoi 51 vdekje dhe 7,606 raste të reja me koronavirus. Një gjendje emergjente ka hyrë në fuqi në qytetin e Novi Sadit.

Ndërsa, Maqedonia e Veriut, javën e kaluar ka shpallur gjendje emergjente në vend, duke vënë ushtrinë dhe spitalet private në ndihmë për të ndalur përhapjen e virusit.