Botë

Rekord i rasteve të infeksionit dhe vdekjeve në Rusi në 24 orët e fundit

Rekord i rasteve të infeksionit dhe vdekjeve në Rusi në 24 orët e fundit
 

Rusia ka raportuar rekord të vdekjeve brenda një dite si pasojë e COVID-19. Të enjten autoritetet shëndetësore në Rusi kanë raportuar për 524 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale në 38.062, njofton agjencia Reuters.

Ndërkohë Rusia ka njoftuar edhe për rekord të rasteve të reja ditore me koronavirus. Është raportuar për 25.487 raste të reja të infeksionit, duke çuar shifrën totale në 2.187.990.