Botë

Rusia pretendon se ndoqi një anije amerikane

Rusia pretendon se ndoqi një anije amerikane
Foto: Ilustrim
 

Marina ruse ka ndjekur një anije shkatërruese amerikane, pasi ajo kishte hyrë në ujërat territorial të Detit të Japonisë. Moska ka akuzuar anijen “John McCain” se ka hyrë dy kilometra brenda ujërave territoriale ruse dhe se e ka kërcënuar me shkatërrim.

Marina e Shteteve të Bashkuara ka mohuar këto akuza, duke pretenduar se nuk është ndjekur nga anijet ruse.