Botë

Mbretëria e COVID-it

Mbretëria e COVID-it
Foto: Reuters
 

Londër, 25 nëntor (Reuters) – Në pragun e një shtëpie me tarracë në veri të Anglisë, “gjahtari” i virusit, Colin Hutchinson, u vu ballë për ballë me valën e re të COVID-19 dhe me pengesat për ngadalësimin e përhapjes së tij.

Kirurgu i pensionuar, Hutchinson, është pjesë e një ekipi lokal të “gjurmuesve të kontakteve” në Halifax të Yorkshires, që synojnë t’i identifikojnë personat e infektuar para se ata t’i infektojnë të tjerët. Përvoja e tij atë ditë mestetori, ka thënë ai, i shërbeu për të kuptuar pse “gjurmimi i virusit është tepër, tepër, i dobët” në Britaninë e Madhe.