Botë

Zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani më 26 shtator 2021, pritet tërheqja e Merkelit

Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Gjermani do të zhvillohen më 26 shtator 2021, vendosi sot Qeveria, ndërsa pritet tërheqja e kancelares Angela Merkel nga politika.

Zëdhënësja e Qeverisë, Martina Fietz prezantoi datën, të cilën presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier duhet ta nënshkruajë.

Merkel ka premtuar se nuk do të kandidojë më pas katër mandateve, duke e lënë të hapur drejtimin e ardhshëm të ekonomisë më të madhe të Evropës.

i Brendshëm Horst Seehofer kishte propozuar 26 shtatorin si datë zgjedhjesh javën e kaluar, pas bisedimeve me 16 shtetet e vendit dhe me partitë e përfaqësuara në Bundestag, i cili zgjidhet çdo katër vjet /ATSH.