Botë

Polonia “s’e njeh“ Bidenin president

Foto: Reuters
 

Polonia do të presë të shohë se si do të zhvillohen rrjedhat politike dhe ligjore në Shtetet e Bashkuara para se ta njohë Joe Bidenin për president të ri amerikan, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm polak, Zbigniev Rau, njofton Reuters. 

Fitorja e Bidenit më 3 nëntor nuk është se është mirëpritur nga Qeveria konservative djathtiste e Polonisë, për shkak se kishte vënë raporte të mira me administratën e republikanit Donald Trump, duke siguruar zotimin e tij për prani të përhershme ushtarake në shtetin anëtar të Bashkimit Evropian. Varshava njëherësh po i nxjerr telashe Brukselit zyrtar për shkak të përplasjeve që kanë për sistemin polak të drejtësisë. Qeveria polake akuzohet se po ndërhyn në sistemin e drejtësisë, duke ndryshuar ligjet që i japin kontroll më të madh Qeverisë në emërimin e gjykatësve dhe të prokurorëve. Disa shtete anëtare të BE-së e akuzojnë Poloninë se po cenon vlerat demokratike që e karakterizojnë bllokun evropian prej 28 anëtarësh.