Botë

Gjermania planifikon t’i lejojë tubimet deri në 10 persona për festat e fundvitit

Gjermania planifikon t’i lejojë tubimet deri në 10 persona për festat e fundvitit
 

Gjermania planifikon të lejojë tubimet deri në 10 persona për festat e fundvitit, duke bërë disa lehtësime të masave kundër koronavirusit, sipas një drafti të publikuar të martën.

Krerët e shteteve pritet të diskutojnë planet e tyre me kancelaren Angela Merkel të mërkurën. Kreu i Berlinit, Michael Mueller, ka thënë për “ARD” se ai beson që masat do të pranohen dhe do të respektohen nga të gjithë.