Botë

Suedia ndalon shitjen e alkoolit natën

 

(Reuters) - Suedia ka ndaluar shitjen e alkoolit pas orës 22:00 në kafene, restorante dhe klube të natës, si formë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Qeveria suedeze ka thënë se lokalet me leje për të shërbyer alkoolin duhet të mbyllen para orës 22:00, teksa i ka përshkruar si ambiente me rrezik të lartë për ta përhapur virusin. Megjithatë, shumë lokale janë mbyllur përkohësisht dhe janë hapur përsëri pas orës 22:00, duke shërbyer vetëm pije joalkoolike.