Botë

24 të vdekur dhe 1.112 të infektuar sot në Maqedoninë e Veriut

24 të vdekur dhe 1.112 të infektuar sot në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 2.553 teste të dyshuara për COVID-19, prej tyre pozitivë me koronavirus kanë rezultuar 1.112 persona, 24 persona kanë vdekur dhe 709 janë shëruar.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup - 321, Kumanovë - 69, Tetovë - 79, Prilep-77, Manastir - 65, Gostivar - 60, Koçani - 44, Berovë - 23 etj.