Botë

Reagimi i Evropës ndaj COVID-19 “i mangët”, paralajmërohet vala e tretë në fillim të 2021-s

Reagimi i Evropës ndaj COVID-19 “i mangët”, paralajmërohet vala e tretë në fillim të 2021-s
Foto: Reuters

Një i dërguar special për COVID-19 i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar një valë të tretë pandemike në Evropë në fillim të fillim të vitit 2021, nëse qeveritë përsërisin ato që ai thotë se kanë qenë dështim në parandalimin e valës së dytë të infektimit.

“Ata humbën shansin për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, pasi e kishin vënë nën kontroll valën e parë”, tha David Nabarro për një gazetë zvicerane, përcjell Reuters.