Botë

Covid-19 po vret një amerikan në çdo minutë

Covid-19 po vret një amerikan në çdo minutë
 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me valën e dytë të infektimve me Covid-19, dhe, sipas shifrave, edhe vala e dytë është shumë agresive.

SHBA raportoi shifrën më të lartë të vdekjeve brenda një dite nga Covid-19 që kur pandemia ka filluar. Sipas të dhënave të universitetit John Hopkins, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 1 mijë e 707 persona. Në total në SHBA numri i viktimave ka shkuar në 250 mijë e 29 persona.