Botë

Vdesin 359 persona nga COVID-19 në Francë gjatë 24 orëve të fundit

Vdesin 359 persona nga COVID-19 në Francë gjatë 24 orëve të fundit
Foto: Reuters
 

Franca ka regjistruar mbi 32 mijë raste të reja të infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 359 persona, shkruan Reuters.

Autoritetet francveze kanë vendosur javën e kaluar masa të reja izoluese në tërë vendin ndërsa efekti i tyre pritet të shihet në dy jaët e ardhshme. Franca është ndër vendet me më së shumti të infektuar me COVID-19 në Evropë.