Botë

Një gazetar i REL-it vritet në Afganistan

Një gazetar i REL-it vritet në Afganistan
 

Elyas Dayee, gazetar i Radios Evropa e Lirë, është vrarë të enjten në provicën afgane Helmad, si pasojë e një bombe që i është ngjitur në makinën e tij.

Omer Zwak, zëdhënës i guvernatorit të provincës, ka thënë për REL-in se bomba e ngjitur në makinën e Dayees, ka vrarë gazetarin dhe ka plagosur tre persona tjerë, duke përfshirë vëllain e tij.