Botë

Shifra totale e të infektuarve me koronavirus në botë kalon atë 50 milionë

Shifra totale e të infektuarve me koronavirus nëpër botë ka kaluar atë 50 milionë të dielën, sipas të dhënave të agjencisë Reuters, ku vala e dytë e virusit në 30 ditët e fundit është përgjegjëse për një çerek të kësaj shifre.

Tetori ka qenë muaji më i rëndë deri më tash, kur SHBA-ja u bë shteti i parë që ka raportuar më tepër se 100 mijë raste ditore. Një rritje e rasteve në Evropë ka kontribuar në këtë shifër po ashtu.

Mesatarja e shtatë ditëve të fundit e rasteve të reja sillet në rreth 540 mijë.

Më tepër se 1.25 milionë persona kanë vdekur nga COVID-19 që kur së pari është paraqitur në Kinë në fund të vitit të kaluar.