Botë

Maqedonia e V. nis kontaktet me Austrinë për identitetin dhe lidhjet e sulmuesit të vrarë

Foto: Reuters
 

Ministriа е Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “është në kontakt të vazhdueshme me autoritetet e Austrisë për verifikimin e indentitetit të sulmuesit, por edhe për lidhjet e tij të mundshme me persona të tjerë".

"Policia austriake përmes Interpolit ka paraqitur kërkesë për bashkëpunim për këtë rast dhe autoritetet tona menjëherë i janë përgjigjur kërkesës për veprim”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.