Disa persona janë lënduar në qendër të Vjenës në një shkëmbim zjarri, ka njoftuar policia në Twitter të hënën në mbrëmje, me mediat lokale që raportojnë se një sinagogë është sulmuar.
“Të shtëna me armë – ka të lënduar – qëndroni larg nga hapësirat publike dhe transporti publik”, ka thënë Policia.
Një zëdhënës i policisë ka bërë të ditur se një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në qendër të Vjenës.
Gazeta “Falter”, ka thënë se një person është vrarë, duke cituar ministrin e Brendshëm. Ndërkaq gazeta “Kronen Zeitung” ka raportuar se një sinagogë është sulmuar.