Botë

Greqia izolohet për një muaj, mbyll kafenetë dhe restorantet

Greqia izolohet për një muaj, mbyll kafenetë dhe restorantet
Foto: Reuters

Greqia ka zgjeruar orën policore dhe ka mbyllur kafenetë e restorantet në zonat e ngarkuara të qyteteve. Masat e ashpra do të zgjasin një muaj.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis është detyruar të kthejë masat e izolimit pas shpërthimit të rasteve të reja që prej fillimit të muajit tetor. Restorantet, kafenetë, muzetë, kinematë, teatrot dhe palestrat do të mbyllen nga 3 nëntori.