Botë

Në Sarajevë ftohen për ndihmë mjekët e pensionuar

Në Sarajevë ftohen për ndihmë mjekët e pensionuar

Shërbimi për Punësim në kantonin e Sarajevës, u ka bërë thirrje mjekëve në pension që të lajmërohen për angazhim në spitalet ku mungojnë kuadrot për shkak të rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me koronavirus, ka njoftuar të premten Vijesti.ba.

Ditëve të fundit, në Bosnjë-Hercegovinë është shtuar shumë numri i rasteve me COVID-19.