Botë

Afro 200 vdekje nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të fundit

Përgjatë 24 orëve të fundit, Italia ka regjistruar 199 vdekje të reja nga koronavirusi. Ndërsa, janë regjistruar edhe 31 mijë e 84 raste të reja me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka deklaruar se këto janë shifrat më të larta që nga fillimi i përhapjes së pandemisë, duke e tejkaluar edhe “rekordin” e së enjtes ku ishin regjistruar mbi 26 mijë raste.