Botë

Një vaksinë e sigurt amerikane kundër COVID-19 pritet të jetë në dispozicion nga fundi i vitit

Një vaksinë e sigurt amerikane kundër COVID-19 pritet të jetë në dispozicion nga fundi i vitit

Top-eksperti amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, ka thënë nëse çdo gjë shkon mirë, atëherë dozat e para të sigurta dhe efikase të vaksinës amerikane kundër COVID-19 do të vihen në dispozicion për disa kategori në fund të dhjetorit apo fillim të janarit, raporton agjencia Reuters.

Ai ka thënë se vaksinat do të jenë në dispozicion për amerikanët që hyjnë në kategorinë e personave që janë më të rrezikuar nga koronavirusi.