Botë

17 vjet burg për korrupsion për ish-presidentin jugkorean  Lee

17 vjet burg për korrupsion për ish-presidentin jugkorean  Lee

Seul, 29 tetor  – Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut konfirmoi sot dënimin me 17 vjet burg, të marrë në apel për ish-presidentin Lee Myung-bak, i shpallur fajtor për korrupsion dhe përvetësim dhe i kërkoi të paguajë edhe shumën prej 13 miliardë wonësh (11,45 milionë dollarë).

Lee, 78 vjeç, ish-president i Republikës nga 2008 në 2013, ka mohuar çdo akuzë, pavarësisht se edhe Prokurori Publik e kishte cilësuar dënimin si ”shumë të butë”.