Botë

Biden dhe bashkëshortja e tij votojnë hershëm në Wimingon

Biden dhe bashkëshortja e tij votojnë hershëm në Wimingon
Foto: Reuters

Kandidati nga radhët e Demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill kanë votuar sot në Wilmington, duke iu bashkuar më tepër se 74 milionë amerikanëve që kanë votuar më herët, ndërsa kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri te zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të 3 nëntorit, shkruan agjencia Reuters.

Biden pritet të mbajë fjalim në Delaware, një shtet ku pritet të fitojë lehtësisht.