Botë

Franca shënjestron islamin radikal midis përplasjeve me Turqinë

Franca shënjestron islamin radikal midis përplasjeve me Turqinë

Xhamia në Pantin të verilindjes së Parisit ishte ndër sinjalet e para se diçka kësaj radhe ishte krejtësisht ndryshe.

Godina, e ndërtuar në formën e një hangari aeroplanësh me dritare të vogla vendosur në pjesët e sipërme të mureve të valëzuara, tani është e boshatisur dhe rri mbyllur. Jashtë saj është vendosur një njoftim zyrtar, i mbërthyer me plastikë për ta mbrojtur nga shiu, në të cilin informohet se mbyllja e detyrueshme prej anës së Qeverisë është bërë për shkak të “përfshirjes së një lëvizjeje islamike” dhe se prej aty janë ndarë në rrjetet sociale video të arsimtarit të shënjestruar francez, Samuel Paty.