Botë

Në Maqedoni të Veriut 15 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 628 raste të reja

Në Maqedoni të Veriut 15 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 628 të infektuar të rinj.

628 raste të reja janë nga 2236 testime. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 531 pacientë.

Shifra totale e të infektuarve me koronavirus në Maqedoni të Veriut ka arritur në 27.827, nga to 949 kanë përfunduar me fatalitet, e janë shëruar 19.479. Janë 7399 raste aktive.

Në Mal të Zi janë regjistruar 182 të infektuar të rinj me koronavirus e pesë viktima në 24 orët e fundit.