Botë

Sulm me eksploziv në një shkollë në Pakistan, vriten të paktën shtatë persona

Sulm me eksploziv në një shkollë në Pakistan, vriten të paktën shtatë persona
Foto: Reuters

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe më shumë se 50 janë lënduar nga një shpërthim në një klasë fetare në Pakistan. Zyrtarët spitalorë kanë njoftuar se të vrarët dhe të plagosurit janë rreth moshës 20 dhe 30 ndërsa bëjnë me dije se në mesin e të plagosurve ka edhe të mitur.

Hetimet lidhur me rastin kanë filluar ndërsa BBC-ja njofton se asnjë nga grupet e njohura talebane nuk ka marrë përgjegjësi lidhur me shpërthimin.