Botë

15 të vdekur e 247 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni

15 të vdekur e 247 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur të hënë mbrëma se në 24 orët e fundit janë shënuar 15 raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19, ndërkohë raste të reja pozitive janë 247.

Në Maqedoni vazhdon të jetë e rëndë gjenda me koronavirusin. Një ditë më parë u shënuan 22 vdekje për 24 orë.