Botë

Kili voton për rishkrimin e Kushtetutës së vet

Kili voton për rishkrimin e Kushtetutës së vet
Foto: Reuters

Kilianët kanë votuar bindshëm në përkrahje të rishkrimit të Kushtetutës së vet, që daton që nga koha e diktaturës së gjeneralit Augusto Pinochet, shkruan BBC.

Kur janë numëruar gati të gjitha votat, 78 për qind kanë votuar për “po” në referendumin që ishte thirrur pas protestave masive kundër pabarazisë.