Botë

Ministri i Shëndetësisë në Zvicër thotë se masat e reja anti-COVID do të zgjasin

Ministri i Shëndetësisë në Zvicër thotë se masat e reja anti-COVID do të zgjasin
Foto: Ilustrim

Masat e reja në Zvicër të cilat priten të shpallen të mërkurën për të parandaluar përhapjen e COVID-19, me shumë gjasë do të mbesin në fuqi “për shumë kohë”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, derisa u shënuan 17,440 të infektuar gjatë vikendit.

Numri i rasteve të reja me koronavirus është dyfishuar nga java e kaluar, me një total prej 121,093 teksa Zvicra po përfshihet në valën e dytë të koronavirusit.