Botë

Erdogani thotë se Macroni ka “nevojë për trajtim” për qëndrimin ndaj myslimanëve

Erdogani thotë se Macroni ka “nevojë për trajtim” për qëndrimin ndaj myslimanëve

Presidenti i Turqisë Tayyip Erdogan ka sulmuar presidentin francez Emmanuel Macron të shtunën, duke i thënë se ai ka nevojë një trajtim mendor pas qëndrimeve të tij ndaj myslimanëve dhe islamit.

Në fillim të muajit, Macroni kishte deklaruar se do të luftojë “separatistët islamikë”, që sipas tij po kërcënonin të merrnin nën kontroll disa komunitete myslimane në Francë.