Botë

Gjenden edhe 29 trupa nga rrëzimi i aeroplanit

Autoritetet në Myanmar bënë të ditur se kanë arritur t’i gjejnë edhe 29 trupa të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak të mërkurën, transmeton TV Arta.

Ekipet e emergjencës qysh të mërkurën filluan kërkimin, derisa përpjekjet po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Ndërkohë, shumë vullnetarë u janë bashkangjitur autoriteteve në misionin për gjetjen e trupave tjerë. Me 122 persona në bord, aeroplani ushtarak humbi kontaktin me bazën të mërkurën, derisa ende nuk është bërë i qartë shkaku i rrëzimit.